Aqualogic. Përse klientët na zgjodhën ne!

Ekzistojmë prej 2010, me cilësi europiane të materialeve dhe sukses në gjithë rajonin.

Për çfarë jemi ne?

Aqualogic është ndërmarrje tregtare që merret me shitjen e materialeve për nxemje qëndrore, ujë instalime, sisteme solare si dhe sferën e klimatizimeve. Merret me shitjen e materialeve enkas te importuara nga Italia me çertifkata dhe garancione ndërkombëtare. E veçanta e kompanise është përkushtimi për finalizimin dhe funksionimin e instalimeve afatgjate që është edhe njëri ndër qëllimet kryesore si kompani që vepron në këtë bransh.

Histori e Aqualogic

Ndërmarrja Aqualogic është e themeluar në Qershor të vitit 2010, nga një nismë e mëhershme që përvojen nga Italia ta sjellin në Maqedoni. Pronarët e ndërmarrjes kanë një përvojë menaxhimi dhe udhëheqje në Itali ku veprojnë që nga fillimi i vitit të 2000 e deri më tani në bransha të ngjajshme si ndërtimtari bazë dhe finalizim të objekteve me çelësa në dorë.

Ideja kryesore ishte që standardet dhe cilësinë e lartë europiane të materialeve dhe punës ta konkretizojmë me kërkesën e kahëmotshme që vendi dhe pozita jonë në shoqërinë të frymojnë në nivelin e klimës se komforditetit europian në Maqedoni.

Para se te përcaktoheshim për investim në këtë branshë në konsultim me disa këshilla nga organizata hidraulike në Itali dhe në bazë të informatave të tregut në Maqedoni rezultuan se ka nevojë dhe hapësirë për një kompani me përvojë më të profilizuar në shitje të materialeve, si dhe mungesa e risive e jo si deri me ateher që ishte sistemi modular i ngjajshëm dhe jo kreativ për kushte dhe hapësira të ndryshme.

Sfidat fillestare të një pune në një vend të huaj pa mos i njohur shumë mirë rethanat e vendit si dhe fleksibiliteti ynë në sistemin e punës dhe organizimin e pergjithshëm në perëndim rezultuan të jenë përvoja më e mirë ndonjëherë e fituar dhe njohuritë e përgjithshme për një fillim të mbarë këtu në Maqedoni, gjithsesi pasi kishim analizuar të gjitha indikacionet e veprimtarise.

Materialet dhe qasja e tregut

Materialet tona janë kryesisht prodhime Italiane të garantuara për cilësi dhe qëndrueshmëri afatgjate me çertifikata dhe garancione për çdo artikull në veçanti dhe për të githë gamën e prodhimeve në përgjithësi. Italia si shtet është ndër prodhesit më të njohur botërorë të rubineterisë dhe prodhimeve të ngjajshme për këto punë, edhe pse si fillim kemi pasur edhe kontakte me kompani tëndryshme nga Europa për furnizim me materiale cilësore të dorës së parë, por që nuk i përkisnin trendeve të zhvillimit dhe sofistikimit të teknologjisë Italiane.

Nisur mbi bindjen e marrë nga përvoja afatgjate, në sferën e shitjes posedojmë njerëz të kualifikuar me përvojë dhe njohuri të materialeve si dhe menaxhimit me resurse njerëzore, jemi të orientuar të garantojmë funksionalitet afatgjatë gjithnjë të konsultuar me inxhinier të hidraulikës dhe makinerisë. Materialet janë të një cilësie të lartë si raccorderia (materiale lidhëse per ventil lidhje dhe pasjisje) dhe gjithe llojet e produkteve që posedojmë në rezervat tona, gjithashtu kemi logjistikë të përgaditur për të siguruar çfarë do lloj artikulli specifik që kërkojnë hapësira dhe vend për një afat shumë të shkurtër.

Veprimtaria jonë shitëse është e përqendruar në të gjithë territorin e republikës së Maqedonisë me disa pika shitjeje, ku ofrohen materiale dhe sherbime përcjellëse për materialet tona.

Logo

Aqualogic Logo

Informata

AQUALOGIC D.O.O – Tetovë
Xh.ll: 380277079000102
EDB: MK4050010500550
DEP: Pro Credit Bank

Dyqani

aquadyqani

aquadyqani1